Britani: 1.1 milion persona raportojnë se kanë pasur simptoma të COVID-19 për më shumë se katër javë

  • E.K /
  • 01 April 2021 - 11:52
 Britani: 1.1 milion persona raportojnë se kanë pasur simptoma të COVID-19 për më shumë se katër javë

Rreth 1.1 milion persona në Mbretërinë e Bashkuar kanë raportuar se kanë COVID të gjatë.

Të dhënat nga Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS) përcaktuan gjendjen, duke vlerësuar simptomat që zgjatën më shumë se katër javë.

Sipas tyre këta persona u vetëraportuan, në vend që të diagnostikoheshin klinikisht.

Nga 1.1 milion, 674 000 njerëz mendohej se kishin simptoma që ndikonin në jetën e tyre të përditshme, kurse  196,000 vlerësohej se kishin aftësi të kufizuar shumë për të ndërmarrë detyra të përditshme.

Shifrat u raportuan gjatë një periudhe katër-javore deri në 6 Mars.

Shkalla e prevalencës së COVID-it të vetë-raportuar të gjatë ishte më e larta tek njerëzit e moshës 35 deri 69 vjeç, kryesisht femrat, që jetojnë në zonat më të privuara, ato që punojnë në kujdesin shëndetësor ose social dhe ato me një gjendje shëndetësore para-ekzistuese, kufizuese të aktivitetit, vëren ONS.

Megjithatë nuk është e mundur të thuhet nëse këto simptoma janë për shkak të ndryshimeve në rrezikun e infeksionit të koronavirusit, ose ndjeshmërisë ndaj përjetimit të COVID të gjatë pas infeksionit.

(Kosova Sot Online)