Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier vaksinohet kundër COVID-19 me AstraZeneca

  • E.K /
  • 01 April 2021 - 13:47
 Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier vaksinohet kundër COVID-19 me AstraZeneca

Presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier, ka marrë sot dozën e parë të vaksinës antikoronavirus, të AstraZeneca.

65 vjeçari, Steinmeier, u injektua sot me vaksinën në Spitalin Bundeswehr në Berlin, ka njoftuar Zyra Feredale e Presidencës.

Steinmeier pastaj u bëri apel të gjithë qytetarëve të ndjekin shembullin e tij:

“Unë u besoj vaksinave të miratuara në Gjermani”, theksoi ai në një mesazh.

(Kosova Sot Online)