Më e paguara në Britani: Pronarja e ‘Bet365’ rrit rrogën me 45%

  • E.K /
  • 02 April 2021 - 08:47
 Më e paguara në Britani: Pronarja e ‘Bet365’ rrit rrogën me 45%

Denise Coates, shefja e rrjetit britanik të basteve sportive Bet365, raportohet sot se ka caktuar rrogën e saj re në 469 milionë paundë, duke u bërë më e paguara në historinë e Britanisë.

Manjatja 53 vjeçare e bixhozit, ka rritur rrogën e saj me 45 perqind, ndërsa prej vitit 2016 te ardhurat e saj llogariten në 1.3 miliardë paundë, shkruan DailyMail.

Në fjalë të tjera, nga prilli 2019 ajo ka fituar për veten e saj 1.3 milionë paundë çdo ditë, duke arkëtuar rreth 2,360 herë më shumë se kryeministri i vendit.

Rroga e saj rezultonte më e madhe se të gjithë drejtorët në Britani, madje disa herë më e madhe se rroga e përbashkët e 100 drejtuesve të kompanive më të mëdha, të marra së bashku.

Në total, kompania Bet365 i ka dhënë një rrogë prej 607 milionë paundë drejtorëve të mëdhenj, duke përfshirë dhe vëllane e zonjës Coates, John.

Kjo shifër është 699 herë më e madhe sesa donacioni i Bet365 për organizatën e ndërgjegjësimit kundër bixhozit, GambleAware, e cila perpiqet te ndihmoje te prekurit nga varësia prej fenomenit te rende.

Rroga e zonjës Coates llogaritej me 421 milionë paundë neto, si dhe £48milionë përqindje nga  50 përqind e aksioneve që zotëron.

Vetë familja Coates llogaritet me një pasuri prej £6.8 miliardë, ndërsa zonja Coates eshte gruaja e 5-të më e pasur e Britanisë, pas Marit e Kirsten Rausing, Charlene de Carvalho-Heineken e Kirsty Bertarelli.

Ajo ka trashëguar bizneset nga babai i saj dhe ka rritur ndjeshëm biznesin me një fushatë agresive reklamash, në të cilat shfaqet aktori britanik Ray Winston.

Kompania e bixhozit punëson rreth 5,100 me seli kryesore në Stoke-on-Trent, Britani, si dhe në Gjibraltar.

Familja Coates zotëron gjithashtu klubin e futbollit Stoke City dhe janë nga taksapaguesit më të mëdhenj në Britani.

(Kosova Sot Online)