I dashuri e tradhëtoi me ish – të dashurin e saj, transgjinorja i ngul thikën të dyve

  • 02 April 2021 - 09:10
 I dashuri e tradhëtoi me ish – të dashurin e saj, transgjinorja i ngul thikën të dyve

Një transgjinore është dërguar në një burg për meshkuj pasi plagosi me thikë dy burra.

Susan Cuthbert, 51 vjeçe, u acarua kur zbuloi se i dashuri i saj aktual ishte në një marrëdhënie intime me ish-të dashurin e saj.

Ajo i sulmoi të dy me thikë dhe i plagosi rëndë.

Njëri prej tyre është në gjëndje më të rëndë dhe është i shtruar në spital. E pyetur nga policët, Cuthbert tha se ajo i kishte “kapur” por nuk i kujtoheshin mirë ato që kishin ndodhur në të vërtetë.

Ajo është shprehur se dy burrat i kishte njohur vetë me njëri-tjetrin, por nuk e mendoi që ata mund t’ia punonin pas shpine

Gjykatësi Howard Crowson e dënoi atë me pesë vjet e katër muaj paraburgim në një burg për meshkuj.

(Kosova Sot Online)