Vdes ish-nënkryetari i Komunës së Mitrovicës

  • E.K /
  • 02 April 2021 - 09:54
 Vdes ish-nënkryetari i Komunës së Mitrovicës

Ka vdekur ish-nënkryetari i Komunës së Mitrovicës dhe ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, profesori Riza Haziri.

Lajmin e ka bërë të ditur ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Valdete Idrizi përmes një postimi në Facebook.

“Shumë u trishtova me këtë lajm të kobshëm për shuarjen e profesor Riza Hazirit. Profa, siç e quanim të gjithë, ishte njeri prej njerëzve më të sinqertë e më të dashur që kam njoftë. Një intelektual, shkrimtar, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një atdhetar i madh, me një fjalë një njeri i kompletuar”, ka shkruar Idrizi.

https://www.facebook.com/valdete.idrizi.7/posts/4181044068594026

(Kosova Sot Online)