Konfirmohet: Ndryshimi i Ligjit për Zgjedhje, Kryesia e Kuvendit mblidhet në 15:00

  • E.K /
  • 02 April 2021 - 14:30
 Konfirmohet: Ndryshimi i Ligjit për Zgjedhje, Kryesia e Kuvendit mblidhet në 15:00

Sot në ora 15:00 do të mblidhet kryesia e Kuvendit të Kosovës.

Në njoftimin për media thuhet se do të diskutohet lidhur me nismën legjislative për ndryshimin e projektligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.

“Nisma legjislative “Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-256””, shkruhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)