Kurti mbledh Qeverinë përsëri në orën 19:00

  • A.P /
  • 02 April 2021 - 19:02
Kurti mbledh Qeverinë përsëri në orën 19:00

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar mbledhje të qeverisë nga ora 19:00. Arsyeja e saj nuk është bërë e ditur.

Njoftimi për mbledhjen në ndërtesën e qeverisë është i ditur nga kryeministria, nëpërmjet një imelle drejtuar medieve.

Përgjatë seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës, Kurti ka paralajmëruar për ndryshim të Ligjit të Përgjithshëm për Zgjedhjet, e cila është pritur me kritika të mëdha nga opozita.

Nga partia e Kurtit, kanë bërë me dije se fillimisht do mbahet seanca për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, e më pas ajo për votimin e presidentit.

“Kryesia e Kuvendit do të trajtojë amandamentin për Ligjin për Zgjedhjet në mbledhjen e radhës. Ne kemi kërkuar që seancën e parë të jashtëzakonshme ta kemi sot, me pikën e vetme për amandamentin për Ligjin për Zgjedhje. Nga procesi I fundit zgjedhor kemi parë një mobilizim të madh të mërgatës por ai vullnet nuk është përkthyer në futjen e rezultatit përfundimtar zgjedhor. Ne kemi dhënë premtimin kryesor që Ligji i Zgjedhjeve do të ketë prioritet që do të prek këtë pjesë. Kandidatja e parë për presidente është Vjosa Osmani dhe kandidati i dytë është Nasuf Bejta dy kërkesat janë protokoluar pranë sekretarisë së Kuvendit”, ka deklaruar në një konferencë për medie shefja e Grupit Parlamentar të VV’së, Mimoza Kusari.

Kreu i ekzekutivit ka paralajmëruar edhe shkuarjen në zgjedhje sërish, në rast se nuk votohet i pari i vendit.

(Kosova Sot Online)