Arrestimet për zhvatjen në Telekom të mos ndalen, hajnat e plaçkitën me letra të falsifikuara!

Arrestimet për zhvatjen në Telekom të mos ndalen, hajnat e plaçkitën me letra të falsifikuara!
Arrestimet për zhvatjen në Telekom të mos ndalen, hajnat e plaçkitën me letra të falsifikuara!

Dardan Grapci

  • 02 April 2021 - 17:15

Shkruan: Analist Dardan Grapci

Mendoj që ka ardhur koha që personat brenda Telekomit të Kosovës të hetohen dhe arrestohen, edhe pse vetëm 4 persona janë arrestuar deri më tani. Unë jam i bindur që ka edhe shumë të tjerë që ende nuk dihet kush janë dhe që po fshihen mbrapa punëve të tyre të pista duke tentuar për t`i ikur arrestimit. Korrupsioni në Telekom dhe zhvatja me letra e falsifikime të ndryshme ka qenë enorm dhe skandaloz për vite të tëra.


 

Prokuroria e Kosovës për një kohë të gjatë është sjellë sikur nuk po ndodhte asgjë me telekomin, edhe pse vazhdimisht ka pasur raportime e denoncime publike tepër skandaloze. Unë mendoj që tani Prokuroria speciale dhe aj e shtetit duhet të jep urdhër që të hetohet i gjithë stafi brenda dhe jashtë Telekomit, për shkak se për t’u vjedhur telefonat në vlerë prej 400 mijë euro nga vetëm katër persona është pak e besueshme, pa e pasur një bashkëpunim më të gjerë. Nuk mund t’i marrin apo fshehin qindra e mijëra euro vetëm tre katër veta pa mbeshtetje te askujt , kështu që unë them që ka edhe të tjerë të lidhur me këtë aferë, prandaj Policia e Kosovës duhet ta merr seriozisht këtë krim dhe të hyjë brenda ndërtesës së Telekomit të Kosovës si dhe t’i merr në pyetje të gjithë punëtorët që janë aty, sidomos ata që janë në pozita të larta e te mesme në Telekom.Ky lëmsh që është njëherë përgjithmonë duhet të zgjidhet, e jo të lihet anash, sepse në të ardhmen mund të ndodhë që të arrestohet dikush i pafajshëm. Që nga fillimi kur kanë filluar sulmet ndaj Telekomit të Kosovës nga zyrtarët e ish-Z-MOBILE, i kam pasur dyshimet që ka të infiltruar edhe shume të tjerë brenda Telekomit të Kosovës. Uroj që kjo të përfundoj sa më shpejte, nëse dëshirojmë që ta kemi ende në mesin si pronë shtetërore Telekomin e Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".