Në Kosovë janë 856 pacientë me COVID-19 të hospitalizuar, 682 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë

  • G.G /
  • 03 April 2021 - 11:37
Në Kosovë janë 856 pacientë me COVID-19 të hospitalizuar, 682 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar sot se në klinikat e QKUK-së ku po trajtohen pacientët me COVID-19 dhe në spitalet rajonale janë të shtrirë 856 pacientë.

Sipas SHSKUK-së, 727 prej tyre janë raste pozitive me COVID-19 teksa 129 pacientë janë në pritje të rezultateve.

33 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore ndërsa 682 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

Njoftimi i plotë:

Në QKUK dhe spitalet e përgjithshme po trajton 856 pacientë nga Covid-19

Bazuar në raportimet nga klinikat Covid në QKUK, por edhe spitalet e përgjithshme të cilat trajtojnë pacientë me COVID, vërehet një rënie e numri të pacientëve, krahasuar me ditët paraprake.

Nga raportime e ditës së shtunë, 3 prill 2021, të klinikave Covid dhe spitaleve të përgjithshme, në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës janë duke u trajtuar 856 pacientë nga Sars- Cov-2.

727 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë.

129 pacientë janë të dyshuar, në pritje të rezultateve.

33 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore

682 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë

Në QKUK janë të shtrirë 355 pacientë

18 në gjendje të rënduar

309 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë

289 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:

Klinika Infektive, 115 pacientë

Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 86 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 44 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 82 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 3 paciente

Mjekimi Intensiv -COVID, 15 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 10 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 501 pacientë

16 në gjendje të rënduar shëndetësore

418 të konfirmuar pozitivë

303 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme:

Spitali i Prizrenit, 116 pacientë

Spitali i Gjakovës, 85 pacientë

Spitali i Pejës, 77 pacientë

Spitali i Gjilanit, 107 pacientë

Spitali i Ferizajt, 57 pacientë

Spitali i Mitrovicës,38 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 21 pacientë

https://www.facebook.com/shskuk.rksgov.net/posts/2869043403412447

(Kosova Sot Online)