Vdes mjeku i njohur kosovar

  • E.K /
  • 03 April 2021 - 13:22
Vdes mjeku i njohur kosovar

Një mjek ka vdekur gjatë ditës së sotme në Klinë.

Qamil Morina punonte në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, në Klinë.

I ndjeri vuante nga një sëmundje e rëndë.

Njoftimi i plotë:

Me pikëllim të thellë ju njoftojmë:

Sot me datë 03.04.2021 pas një sëmundje të gjatë ndërroj jetë kolegu i jonë, Qamil Morina- Infermier i nderuar dhe i respektuar nga gjithë stafi i QKMF-së.

Familjës Morina i shprehim ngushëllimet më te sinqerta,dhe Qamili do te jetë gjithmonë pjesë e jona.

Për te gjitha informatat tjera ne lidhje me varrimin dhe mbledhjen komemorative do te informoheni me kohë.
Drejtoria e QKMF ” Nënë Tereza”- Klinë

(Kosova Sot Online)