Lexoni edhe:
Derisa Shpend Ahmeti është në këtë qeverisje të tej inkriminuar, ai do ta vazhdon zhvatjen
Disa mjekë rusë vijuan të realizonin një operacion të ndërlikuar në zemër, edhe pse në spitali u përfshi nga një zjarr i madh.
I gjithë stafi i Akademisë Mjekësore Shtetërorë të Kardiologjisë në qytetin Blagoveshchensk u evakuua, por grupi i mjekëve dhe infermierëve – 8 persona në total – qëndroi brenda në sallën e operacionit për ta përfunduar atë. Pas ikjes së energjisë elektrike, për shkak të flakëve, u përdor një gjenerator i veçantë për të dërguar energji në sallën e operacionit, tha Ministria Ruse e Emergjencave.
Ndërkohë që në sallë kryhej operacioni, zjarrfikësit përpiqeshin të mbanin tymin dhe zjarrin larg. Vasiliy Orlov, Guvernatori i Krahinës Amur, shpërndau në llogarinë e tij në Instagram edhe një foto nga brenda spitalit, ku dukeshin mjekët duke operuar.
Fatmirësisht nuk pati asnjë viktimë apo të lënduar dhe zjarri u shuajt brenda dy orësh, njoftoi ministria. Shkaku i zjarrit nuk është përcaktuar ende, por paraprakisht mendohet se ka të bëjë me sistemin e vjetruar elektrik, pasi godina është ndërtuar në vitin 1907./A2CNN
(Kosova Sot Online)