Pak minuta para seancës VV tërheq përfundimisht Ligjin nga Kuvendi

  • E.K /
  • 03 April 2021 - 17:34
 Pak minuta para seancës VV tërheq përfundimisht Ligjin nga Kuvendi

Lëvizja Vetëvendosje e ka tërhequr Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme nga Kuvendi i Kosovës.

Kështu kanë bërë të ditur burime të medias, pak para se të fillojë seanca për votimin e presidentit, e cila do të mbahet nga ora 18:00.

Tërheqja është bërë pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, nga e cila ka dalë përfaqësuesi i LDK’së, Arben Gashi.

Kjo ka ndodhur përkundër që ushtruesja e detyrës së shefes së deputetëve të VV’së pas mbledhjes së kryesisë u deklarua se partia e saj nuk e ka tërhequr Projektligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme.

“Ne kemi pasur kërkesën që me procedurë të përshpejtuar të trajtojmë projektligjin, me mos mundësinë tonë që të kemi 2/3 tona ai projektligj ka rënë në formatin e Kuvendit dhe mbetet aty. Trajtimi i mëtutjeshëm në procedurë të rregullt nënkupton që do të fillojë në atë procedurë”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)