Nesër Arben Vitia takim virtual me kryetarët e komunave, do të diskutohet situata me pandeminë

  • E.K /
  • 03 April 2021 - 19:04
 Nesër Arben Vitia takim virtual me kryetarët e komunave, do të diskutohet situata me pandeminë

Kryetarët e komunave të Kosovës janë ftuar nesër në një takim koordinues me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, për të diskutuar lidhur me situatën e pandemisë COVID-19.

Media ka mësuar se takimi virtual do të mbahet nesër, duke filluar nga ora 10:00.

Ndryshe, nga java e ardhshme pritet që të ketë mbyllje totale për 12 ditë të gastronomisë dhe qendrave tregtare.

Në takimin që ministri Arben Vitia ka pasur me kryetarin e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi është diskutuar edhe ora policore.

(Kosova Sot Online)