Zgjedhja e presidentit – Vjosa Osmani arrin në sallën e Kuvendit

  • E.K /
  • 03 April 2021 - 19:55
 Zgjedhja e presidentit – Vjosa Osmani arrin në sallën e Kuvendit

Vjosa Osmani-Kardiu kandidate e VV’së për deputete ka arritur në sallën e Kuvendit të Kosovës në seancën e thirrur për zgjedhjen e presidentit.

Ajo është parë duke u përshëdetur me kryetarin e LDK’së Lumir Abdixhiku dhe deputetin Behgjet Pacolli.

Ndërkohë AAK ka njoftuar nëpërmjet kreut të saj se nuk do të marrin pjesë në seancë. Mos pjesëmarrjen e ka deklaruar më parë edhe PDK.

Ndërkohë thirrjet e Ambasadave të huaja në vend janë që të gjithë deputetët të marrin pjesë në seancën për presidentin dhe të përmbyllet cikli i formimit të institucioneve.

(Kosova Sot Online)