Seanca për presidentin vazhdon nesër nga ora 17:00

  • E.K /
  • 03 April 2021 - 23:26
 Seanca për presidentin vazhdon nesër nga ora 17:00

Vazhdimi i seancës do të mbahet nesër në orën 17:00.

Kështu bëri të ditur kryeparlamentari, Glauk Konjufca.

“Seanca për zgjedhjen e presidentit të Republikës së Kosovës do t’i vazhdojë punimet nesër më datë 4 prill 2021 në orën 17:00”, tha Konjufca.

21:35 – Prapë s’ka kuorum: 79 deputetë kanë votuar, Kuvendi shkon në pauzë 30-minutëshe.

Në përsëritjen e rundi të dytë, në kutinë votimit dolën 79 vota. Deputetja e LDK’së, Valentina Bunjaku ndryshe nga hera e parë, ajo votoi.

Ndërkohë që tre deputetë të tjerë në LDK nuk kanë marrë pjesë në votim. Avdullah Hoti, Agim Veliu dhe Driton Selmanaj nuk po marrin pjesë në votim edhe pse po qëndrojnë në sallë gjatë votimit.

78 vota në kuti, përsëritet votimi i rundit të parë

Në rundin e parë për votimin e presidentit, Komisioni për Zgjedhjen e Presidentit në Kuvend ka deklaruar se nuk ka kuorum të mjaftueshëm për të vazhduar në rundin e dytë.

Në rundin e parë edhe pse më shumë se 80 deputetë në Kuvend, në procesin e votimit nuk morën pjesë të gjithë.

Me 78 vota në kuti, Kuvendi vendosi të përsërit rundin e parë.

Për t’u zgjedhur presidenti, duhet të jenë në kuti 80 vota që konfirmojnë kuorumin e nevojshëm për të proceduar në dy raundet e tjera.

Nëse në raundin e parë dhe të dytin nuk janë 80 vota për njërin kandidat, në raundin e tretë presidenti mund të zgjedhet edhe me 61 vota.

Kandidatët për president janë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta nga Lëvizja Vetëvendosje.

Agim Veliu, Avdullah Hoti, Driton Selmanaj dhe Valentina Bunjaku nga LDK-ja nuk kanë marrë pjesë në votim në rundin e parë.

Por qëndrimin Bunjaku e ndërroi në përsëritjen e rundit të parë, e cila mori pjesë në votim. Ndërsa Veliu, Hoti dhe Selmanaj nuk morën pjesë as në përsëritjen e rundit të parë të votimit.

Ndërkohë që Albena Reshitaj e AAK’së, thuhet se ka kaluar në Grupin Parlamentar të VV’së dhe ka marrë pjesë në votim.

Gjithashtu për të votuar presidentin, kanë marrë pjesë edhe komunitetet jo-serbe, përveç dy prej tyre, të cilët nuk morën pjesë.

(Kosova Sot Online)