Vjosa Osmani dështon të zgjidhet presidente në raundin e parë

  • A.P /
  • 04 April 2021 - 18:10
Vjosa Osmani dështon të zgjidhet presidente në raundin e parë

Vjosa Osmani ka arritur ta kalojë me sukses raundin e parë për t’u bërë presidente, pasi pjesëmarrës në votim sipas komisionit ishin 81 deputetë.

Por, ajo nuk është zgjedhur presidente e vendit në raundin e parë pasi deri më tani janë 9 vota të pavlefshme.

Seanca e sotme, është vazhdimësi e asaj që u nis dje në ora 19:00, por që u ndërpre për shkak të mungesës së deputetëve, të nevojshëm për të krijuar numrin e duhur në votim. Seanca ka startuar me mbi 30 minuta vonesë ndërsa të pranishëm janë 84 deputetë.

Në garë për president nga Lëvizja Vetëvendosje është nominuar Vjosa Osmani-Sadriu, ndërkaq kundërkandidati i saj është Nasuf Bejta.

(Kosova Sot Online)