Vjosa Osmani zyrtarisht Presidente e Republikës së Kosovës

  • A.P /
  • 04 April 2021 - 19:25
Vjosa Osmani zyrtarisht Presidente e Republikës së Kosovës

Politikania më e votuar nga zgjedhjet në historinë e shtetit të Kosovës, Vjosa Osmani, më në fund, siguroi edhe votat e deputetëve për t’u zgjedhur presidente.

Vjosa Osmani u zgjodh me 71 vota pro saj.

Rugovistja, që ne zgjedhjet e 14 shkurtit garoi me listë të Lëvizjes Vetëvendosje, u zgjodh presidente në rundin e tretë, pasi nuk arriti t’i sigurojë votat në dy rundet e para. Në votim morën pjesë edhe shumica e deputetëve të ish-partisë së saj, LDK-së.

Seanca për zgjedhjen e Presidentit u mbajt edhe të shtunën, por dështoi në rundin e parë, pasi nuk ishin 80 vota në kuti.

Osmani, që ka qenë deputete e zyrtare e lartë e LDK-së, ndërsa na legjislaturën e kaluar ka mbajtur pozitën e kryeparlamentares. E, edhe ushtruese e detyrës së presidentit, pasi ish-presidenti Hashim Thaçi dha dorëheqje pasi ndaj tij u ngrit aktakuzë për krime lufte, nga Prokuroria në Hagë.

 

Fillon raundi final për votimin e Preidentit

Ka filluar votimi në raundin e tretë dhe përfundimtar për zgjedhjen e Presidentit.

Vjosa Osmani nuk ka arritur t’i marrë votat e nevojshme në dy raundet e para.

Me vota 67 pro, dhe 11 vota të pavlefshme, Osmani nuk ka arritur të zgjidhet president i vendit në raundin e dytë.

Nasuf Bejta, ndërkaq është votuar nga 4 deputetë në Kuvend.

Vjosa Osmani dështon të zgjidhet president edhe në raundin e dytë

Numërimi për votimin e presidentit në raundin e dytë në seancën e Kuvendit të Kosovës ka përfunduar, teksa ka dështuar të zgjedhet president edhe kësaj radhe kandidatja për postin e të parit të vendit, Vjosa Osmani.

Me vota 67 pro, dhe 11 vota të pavlefshme, Osmani nuk ka arritur të zgjidhet president i vendit.

Nasuf Bejta, ndërkaq është votuar nga 4 deputetë në Kuvend.

Komsioni konstatoi se në votim kanë marrë pjesë 82 deputetë, teksa si rezultat i kësaj pjesëmarrjeje, është siguruar edhe raundi i tretë i votimit.

Vjosa Osmani ka arritur ta kalojë me sukses raundin e parë për t’u bërë presidente, pasi pjesëmarrës në votim sipas komisionit ishin 81 deputetë

Por, ajo nuk është zgjedhur presidente e vendit në raundin e parë pasi deri më tani janë të pakën 9-të vota të pavlefshme.

Në raundin e parë, 69 depuetë votuan për Osmanin, 12 vota të pavlefshme dhe për Nasuf Bejtën asnjë vote. 

Ka përfunduar procesi i votimit të deputetëve të Kuvendit të Kosovë për zgjedhjen e presidentit të vendit në kuadër të raundit të parë të votimit.

Pavarësisht se ishin 81 vota në kutinë e votimit, shumë prej tyre ishin të pavlefshme dhe kësisoj i pamundësuan Vjosa Osmanit që të zgjidhet presidente e vendit që nga ky raund

Për Vjosa Osmanin votuan 69 deputetë, për kundërkandidatin Nasuf Bejta asnjë deputet dhe kësisoj asnjëri nga kandidatët nuk morën votat e nevojshme në votimin e parë.


Seanca e sotme, është vazhdimësi e asaj që u nis dje në ora 19:00, por që u ndërpre për shkak të mungesës së deputetëve, të nevojshëm për të krijuar numrin e duhur në votim. Seanca ka startuar me mbi 30 minuta vonesë ndërsa të pranishëm janë 84 deputetë.

Në garë për president nga Lëvizja Vetëvendosje është nominuar Vjosa Osmani-Sadriu, ndërkaq kundërkandidati i saj është Nasuf Bejta.

Raundi i parë i votimit u përsërit mbrëmë dy herë, ku në votim nuk morën pjesë 80 deputetë, apo dy e treta e deputetëve, numër ky i cili është i nevojshëm për t’u konsideruar i konsumuar raundi i parë i votimit.

Në këto dy votime morën pjesë në herën e parë 78 deputetë, në herën e dytë 79 përsëri numër i pamjaftueshëm në kutinë e votimit.

Në bazë të Kushtetutës së vendit, në rrethin e parë të votimit duhet që të paktën 80 deputetë të marrin pjesë në votim, në të kundërtën votimi përsëritet.

I njëjti rregull për pjesëmarrjen e 80 deputetëve vlen edhe në raundin e dytë të votimit.

Të pranishëm në sallë në seancën e së shtunës ishin 82 deputetët të Lëvizjes Vetëvendosje, të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ata të komuniteteve joserbe. Po ashtu e pranishme në seancë ishte edhe Albena Reshitaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Por, tre deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës: Avdullah Hoti, Agim Veliu dhe Driton Selmanaj, pavarësisht se ishin në sallë gjatë votimit, nuk morën pjesë në këtë proces.

Deputetët e tjerë të AAK-së, të PDK-së dhe të Listës Serbe, i bojkotuan punimet e kësaj seance.

Mbetet të shihet nëse sot në Kuvendin e Kosovës do të ketë deputetë të mjaftueshëm për të zgjedhur presidentin e Kosovës derisa mbetet ende enigmë se si do të votojnë këta deputetë.

(Kosova Sot Online)