Labinot Tahiri: Të gjithë në rrugën e Rugovës, duke i shkuar edhe te varri me ia pa hajrin

  • E.K /
  • 05 April 2021 - 11:52
 Labinot Tahiri: Të gjithë në rrugën e Rugovës, duke i shkuar edhe te varri me ia pa hajrin

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherit këngëtari i njohur, Labinot Tahiri-Labi, e ka uruar Vjosa Osmanin për marrjen e detyrës së re.

Zgjedhjen e saj si presidente të vendit, Tahiri e ka parë për shkak të bërjes së veprave të mira dhe dashurisë për vendin.

Teksa ka thënë se varri i ish-presidentit Rugova duhet vizituar dhe me ia pa hajrin.

Postimi i tij i plotë:

Ja çka do të thonë veprat e mira dhe fjala e mirë, e mbi të gjitha ta duash vendin pa asnje interes.

Të gjithë në rrugën e RUGOVËS, duke i shkuar edhe te varri, duke u rritur dhe duke ia pa hajrin edhe pse sështë presidenti historik  fizikisht në  mesin tonë!

Me ketë dua te them , se edhe Vjosa Osmani ndjek rrugën e IBRAHIM RUGOVËS!

Urime presindete e nderuar postin më të veqant të shtetit tonë.

Ju jeni një imazh i çmuar që sot dhe dje , i ke bërë ; nënat, nuset e bijat tona të ndjehën të fuqishme duke i luftuar me ju se bashku padrejtesitë që i’u janë berë vajzave shqiptare , e veqanerisht ato motra ku presin drejtesi të cilat përjetuan tmerret nga lufta e fundit në Kosovë!

Urime shqiptarë dhe REPUBLIKA E KOSOVËS.

Urime kryeministër Albin Kurti!

Me respekt, Labinot Tahiri, Kosovë e Shqipërisë.

https://www.facebook.com/LabinotTahiriOfficial/posts/289650529198408

(Kosova Sot Online)