Bekim Jashari dhe shoqatat e dala nga lufta bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial në Rezallë

  • E.K /
  • 05 April 2021 - 12:07
 Bekim Jashari dhe shoqatat e dala nga lufta bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial në Rezallë

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Rezallë.

Homazhet u bënë në kujtim të të vrarëve në masakrën e Rezallës,

Më 5 mars 1999  në Rezallë të Skenderajt, policia dhe ushtria serbe patën ekzekutuar 98 shqiptarë, banorë të Rezallës dhe të fshatrave përreth, nga të cilët 44 i kishin zhdukur.

Disa vite më pas një pjesë e trupave u gjetën në Rudnicë të Rashkës dhe iu dorëzuan familjarëve.

Homazhe kanë bërë edhe shumë qytetarë.

(Kosova Sot Online)