Demokracia Studentore: Nëse nuk përjashtohet Ardian Kastrati nga UP-ja, ne do t’ia pamundësojmë ta mbajë mësimin

  • E.K /
  • 05 April 2021 - 11:33
 Demokracia Studentore: Nëse nuk përjashtohet Ardian Kastrati nga UP-ja, ne do t’ia pamundësojmë ta mbajë mësimin

Demokracia Studentore ka kërkuar nga Universiteti i Prishtinës që ta përjashtoj profesorin Ardian Kastrati, i cili sipas tyre, ka përdorur gjuhë seksiste dhe denigruese ndaj gjinisë femërore në një postim  publik në rrjetin e tij social në Facebook.

Nga Demokracia Studentore është thënë se UP’ja nuk duhet ta lejoj një profesor që përdor gjuhë seksiste ndaj gjinisë femërore.

“Universiteti i Prishtinës nuk duhet të lejoj një profesor që përdor gjuhës seksiste dhe degraduese ndaj gjinisë femërore, ne si organizatë kërkojmë nga rektorati që urgjentisht të merr masa ndaj këtij profesori dhe ta përjashtoj nga të gjitha funksionet në universitetin e Prishtine por nëse rektorati hesht dhe nuk merr masa ne do t’ia pamundësojmë mbajtjen e mësimit duke e bllokuar hyrjen e fakultetit kua i mban mësim, çfarë mësimi munden të marrin studentet nga një profesor i tillë”, është thënë nga Demokracia Studentore.

(Kosova Sot Online)