Presidenti rezulton pozitiv për Covid, 2 muaj pas vaksinimit

  • A.P /
  • 05 April 2021 - 15:30
Presidenti rezulton pozitiv për Covid, 2 muaj pas vaksinimit

Pak më shumë se dy muaj pasi u vaksinua me Sputnik V, Presidenti Argjentinas Alberto Fernandez ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Në një postim, Presidenti Argjentinas  tha se kishte pasur ethe dhe  dhimbje koke, duke e detyruar të testohej sërish.

“Unë tashmë jam  izoluar, duke respektuar protokollin dhe duke ndjekur udhëzimet e mjekut tim personal,” tha ai.

Sipas ekipit mjekësor të Fernandez, Shëndeti i udhëheqësit 62-vjeçar  është i qëndrueshëm. Argjentina u bë vendi i parë i Amerikës Latine që miratoi vaksinën Sputnik V në fund të dhjetorit, duke blerë 25 milion doza.

Fernandez mori dozën e tij të parë të kësaj vaksine në 21 Janar, dhe të dytën në shkurt.

(Kosova Sot Online)