Bejta: Edhe unë do ta votoja Vjosa Osmanin

  • A.P /
  • 05 April 2021 - 23:00
Bejta: Edhe unë do ta votoja Vjosa Osmanin

Kundërkandidati i Vjosa Osmanit për president, ka thënë se me vetëdëshirë u sakrifikua për t’ia mundësuar Osmanit presidencën

Idol në politikë e ka Ibrahim Rugovën.

Prandaj edhe fjalët e tij janë udhërrëfyes për veprimet që bënë.

Për këtë arsye, Nasuf Bejta, vendosi që t’ia bëjë kundërkandidatin Vjosa Osmanit në garën për president.

Rezultati që doli në fund, Bejta e kishte pritur.

 ‘’ Të jesh kandidat për president të vendit mendoj se është nder, është një krenari, pse jo dhe një sfidë.  Siinqerisht emri im është Nasuf, i sinqertë, nëse nuk përgjigjem ashtu dal qesharak, epilogun e kam pritë, ajo ka qenë femra më e votuar në Kosovë, dhe realisht mendoj se ligji zgjedhor duhet të reformohet dhe të zgjidhe nga popull ‘’

Por, kandidimi i tij për të qenë i pari i shtetit, duke se nuk ishte edhe mjaft serioz.

Bejta gjithë këtë rrugëtim thotë se e bëri për të sakrifikuar për dikë.

‘’Kandidimi im ka qenë për të përmbushë një detyrim ligjor një detyrë një nderi qytetari, më të vërtët është ndjenjë krenarie dhe jam shumë krenar që e kam luajtur rolin e qiriut në poezinë e naimit, që kam qenë në gjende të digjem ti bëj dikujt dritë, i shërbeva popullit të mos mbesim pa institucione.”

 E po ta kishte mundësinë e votimit, Bejta thotë se edhe vetë personalisht votën do ta drejtonte tek Vjosa Osmani.

Bejtja nga Smrekonica e Vushtrrisë, është njëri ndër themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh edhe kryetar i Kuvendit të nëndegës Smrekonicë, anëtar i kryesisë qendrore nga dega në Vushtrri në dy mandate, deri në vitin 2007 kur dha dorëheqje të parevokueshme për shkak të konfrontimeve dhe politikave që po e dëmtonin Kosovën.

Ky i fundit pauzoi gjersa në zgjedhjet e vitit 20201 kur i’u bashkua  listës “ Guxo” të Vjosa Osmanit.

(Kosova Sot Online)