Gjendet gruaja e zhdukur në Graçanicë, strehohet nga një familje në Lipjan

  • E.K /
  • 06 April 2021 - 12:28
 Gjendet gruaja e zhdukur në Graçanicë, strehohet nga një familje në Lipjan

Është gjetur e gjallë gruaja e raportuar e zhdukur dje në Graçanicë. Sipas Policisë, ajo është gjetur në fshatin Koznicë të Lipjanit, ku edhe është strehuar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Pas një pune intezive hetimore dhe kërkimore, nga njësitet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Prishtinë, respektivisht zyrtarët e stacionit të Graqanicës, sot rreth orës 11:00, në fshatin Koznicë të Lipjanit, është gjetë gjallë personi i zhdukur, që është raportuar dje në Graqanicë.

E njëjta që nga dje është strehuar nga një familje në fshatin e sipërshënuar. Konform procedurave ligjore po kryhen procedurat e nevojshme policore përfshirë dhe kontrollet e duhura mjekësore”, ka thënë Ahmeti.

(Kosova Sot Online)