Glauk Konjufca: I nderuar që sot ia dorëzova Kushtetutën Vjosa Osmanit

  • E.K /
  • 06 April 2021 - 13:56
Glauk Konjufca: I nderuar që sot ia dorëzova Kushtetutën Vjosa Osmanit

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka reaguar pas inaugurimit të Vjosa Osmanit si Presidente e Republikës së Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Konjufca ka thënë se është i nderuar që sot ia ka dorëzuar Kushtetutën Osmanit.

“I nderuar që sot ia dorëzova Kushtetutën e Republikës së Kosovës Presidentes znj. Vjosa Osmani-Sadriu me rastin e ceremonisë së pranimit të detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Konjufca.

https://www.facebook.com/GlaukKonjufca1981/posts/1668587799995071

(Kosova Sot Online)