Kolegji i Kirurgëve të Kosovës kërkon që Qeveria të merret me sektorin e shëndetësisë

  • E.K /
  • 06 April 2021 - 14:04
 Kolegji i Kirurgëve të Kosovës kërkon që Qeveria të merret me sektorin e shëndetësisë

Kolegji i Kirurgëve të Kosovës ka përshëndetur krijimin dhe kompletimin e institucioneve të Kosovës.

Nga Kolegji i Kirurgëve është thënë se një nga sfidat kryesore me të cilat shteti i Kosovës duhet të merret është sektori i shëndetësisë, që sipas tyre, është neglizhuar me dekada dhe gjendja e të cilë është rënduar edhe më tepër nga pandemia COVID-19.

“Kolegji i Kirurgëve të Kosovës me më shumë se 850 anëtarë shpreh gatishmërinë e pakursyer që të bashkëpunojë dhe të ndihmojë drejt përmirësimit të gjendjes së sistemit shëndetësor në përgjithësi, dhe fushës së kirurgjisë në veçanti. Standardizimi i praktikës, protokollet e kujdesit kirurgjik dhe avancimi i agjendës klinike, shkencore dhe kërkimore të kirurgjisë në Kosovë, në mënyrë që të arrihen standardet botërore, janë prioritete të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës dhe obligim i secilit prej nesh kudo që jemi”, është thënë për media

(Kosova Sot Online)