Prokuroria Speciale të vendos prangat Shpend Ahmetit, drejtorëve të Urbanizmit dhe të Inspekcionit komunal!

Prokuroria Speciale të vendos prangat Shpend Ahmetit, drejtorëve të Urbanizmit dhe të Inspekcionit komunal!

Hajrullah Tërnava

  • 06 April 2021 - 07:40

Shkruan: ANALIST Hajrullah Tërnava

Në një kompleks ndërtimi që po zhvillohet në Lagjen Dardania, të denoncuar nga qytetarët, është zbuluar se si themelet që po vendosen aty me projekt parashihet që gjerësia e hapësirës në mes të themeleve të pllakës së betonit të jetë hapësirë për lëvizje prej 325 centimetrash, kurse kryesi i punimeve e ka ngushtuar- zvogëluar atë deri në 280 centimetra, duke vjedhur kështu projektin për 50 deri 80 c, gjerësi. Kështu veprohet duke vjedhur edhe trashësinë e masës së betonit. Prokuroria për të gjitha këto veprime antiligjore duhet të alarmohet për këto raste dhe të intervenon sipas detyrës zyrtare në hetimin e vjedhjeve të tilla të koordinuara, që nuk mundë të jenë pa marrëveshje interne mes Drejtorisë së Urbanizmit, Inspekcionit dhe të vet kryetarit Shpend Ahmeti!

Me këto ndërtime të pasluftës tani po duket që çdo gjë është degraduar, dhe qyteti si qytet qe dikur e kemi njohur nuk i përngjan ma Prishtinës se dikurshme, tani ndërtimet janë të bazuara dhe të planifikuara vetëm për përfitime dhe më nuk e planifikon askush infrastrukturën sikur dikur që përcaktoheshin kriteret e ashpra, që çdo ndërtese të ndërtuara ta ketë pjesën e gjelbërimit, pjesën e lojnave për fëmijë, pjesën sportive si dhe parkingjet për automjete.

Tani në këto kohëra çdo kush nga ndërtimtarët e ka në plan të pare vetëm si të përfitoj sa më shumë materialisht nga ndërtimi i ndërtesave. Nga kompani të kontraktuara nga qeveria e korruptuar e Shpend Ahmetit po vazhdojnë të realizohen e të ndërtohen projekte të karakterit lokal kinse për meremetime e përmirësime infrastrukturore, por që po zhvillohen pa asnjë kontroll të vetme dhe pa mbikëqyrje profesionale të realizimit të projekteve të cilat po e pësojnë pastaj shumë shpejtë, po shkatërrohet pas kalimit të disa muajve e vitit. Janë këto raste të shpeshta të cilat po i hetojnë e zbulojnë dhe po i dëshmojnë qytetarët, po i postojnë edhe në rrjetet sociale por askush nuk po ndërhyn nga përgjegjësit e komunës që ta ndërkrejnë këtë trend të abuzimit. Kjo tregon më së miri se sa të korruptuara janë dikasteret përkatëse.

Drejtoria e Urbanizmit në komunën e Prishtinës dhe Drejtoria e Inspekcionit, që nuk i mbikëqyrin këto punime dhe realizimin e tyre sipas projektit. Në një kompleks ndërtimi që po zhvillohet në Lagjen Dardania, të denoncuar nga qytetarët, është zbuluar se si themelet që po vendosen aty me projekt parashihet që gjerësia e hapësirës në mes të themeleve të pllakës së betonit të jetë hapësirë për lëvizje prej 325 centimetrash, kurse kryesi i punimeve e ka ngushtuar- zvogëluar atë deri në 280 centimetra, duke vjedhur kështu projektin për 50 deri 80 c, gjerësi. Kështu veprohet duke vjedhur edhe trashësinë e masës së betonit. Prokuroria për të gjitha këto veprime antiligjore duhet të alarmohet për këto raste dhe të intervenon sipas detyrës zyrtare në hetimin e vjedhjeve të tilla të koordinuara, që nuk mundë të jenë pa marrëveshje interne mes Drejtorisë së Urbanizmit, Inspekcionit dhe vetë kryetarit Shpend Ahmeti.

Kryetari Shpend Ahmeti ka disa raste të deponuara në Prokurori, i cili vazhdimisht është denoncuar për lidhje me krimin e organizuar, tregti me leje ndërtimore, kurse tani me fakte qytetarët denoncojnë abuzimin me projektet konkrete që po realizohen kinse për përmirësimin e infrastrukturës lokale neper lagje të ndryshme. Deri sa mos të intervenohet nga ana e prokurorisë për këto vepra kriminale, atëherë te qytetaret po krijohet bindja se edhe prokuroria është e lidhur me krimin, prandaj Qeveria e re duhet të ndërmerr veprime të tilla, që institucionet shtetërore ti pastroj me ligjin Vetting dhe të bëhen riorganizime në të gjitha institucionet shtetërore, e sidomos prokuroria të spastrohet mirë, dhe në ato poste të vijnë njerëz të shkolluar sikur e kërkon vendi i punës, të pastër nga e kaluara e veprimtarisë së tyre, dhe të jenë trima që punojnë vetëm në përputhshmëri me ligjin. Të gjithë ata që kanë përfituar jashtëligjshëm të hetohen dhe të ju konfiskohet pasuria e tyre.

https://www.facebook.com/kosovasotnr1/videos/126317172798718

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".