Edhe në Kaçanik nis vaksinimi i stafit shëndetësorë kundër COVID-19, në dispozicion kanë vetëm 70 vaksina

  • E.K /
  • 07 April 2021 - 10:54
 Edhe në Kaçanik nis vaksinimi i stafit shëndetësorë kundër COVID-19, në dispozicion kanë vetëm 70 vaksina

Stafi mjekësor në Kaçanik ka nisur të marrë vaksinën anti-Covid.

I pari që mori vaksinën ishte drejtori i QKMF-së në këtë komunë, Sinan Zeneli.

Numri i vaksinave të pranuara është 70 sosh. Në këtë periudhë do të vaksinohen vetëm punëtorët shëndetësor të QKMF-së.

Nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në këtë komunë kanë bërë të ditur dje se Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i ka furnizuar me vetëm 70 vaksina, sasi e cila sipas tyre nuk i plotëson as nevojat e punëtorëve shëndetësorë.

(Kosova Sot Online)