Qeveria e fuqishme në numra, e pa rrezikuar nga mocioni i opozitës së dobët

Qeveria e fuqishme në numra, e pa rrezikuar nga mocioni i opozitës së dobët
Qeveria e fuqishme në numra, e pa rrezikuar nga mocioni i opozitës së dobët

Muhamet Kelmendi

  • 07 April 2021 - 07:35

Shkruan: ANALIST - Muhamet Kelmendi

Koncentrimi i tërësishëm i pushtetit, si te pozita e Kryeministrit, e Kryeparlamentarit dhe e Presidentit në një subjekt politik,  i jep VV-së pushtet të gjithëfuqishëm. Ky pushtet i ka edhe anët e veta pozitive edhe negative. Ana pozitive është se më nuk duhet të ketë krize parlamentare me numrat në Kuvend, përveç tek ndryshimet kushtetuese, te ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare dhe te buxheti, ka edhe disa fusha, ku kërkohen 2/3 e votave. Me këtë kjo përbërje nuk mundet fare të ankohet në numrat dhe në pengesat juridike për të funksionuar qeverisja e mire.

Funksionimi dhe mos funksionimi i saj varet nga vetë subjekti në fuqi. Prej VV-s varet i tërë funksionimi i pushtetit. Ana negative është, sepse ky koncentrim i pushteteve, mundë të krijoj probleme të natyres autoritare në vendime dhe në funksionim të pushtetit. Me këtë ka mundësi të injorohet opozita dhe të nxirren vendime dhe të ndërtohet një sistem autoritar me elemente të diktaturës që mund dhe krijon konflikte dhe rreziqe për sistem Në këso rrethanash zakonisht i bënë më mirë vendit një koalicion se sa një formë e tillë e pushtetit. Mirëpo, përkundër këtyre, Kosovës iu ka dashur një ndryshim i pushtetit, sepse qe bërë e tepërt me subjektet që ishin mbi 20 vjet në nje pushtet te kapur.

Ai pushtet i gjithëfuqishëm bëri dëme teper të mëdha. Sa do të din VV për ta  përdorë drejtë këtë pushtet të gjithëfuqishëm mbetet të shihet. Fillimi me ndryshime në Ligjin zgjedhor dhe me zgjedhjen e Presidencës nuk ishin të mira. Ato janë dy çështje që duhet të shërbejnë si shembull se çka nuk duhet të bëhet me pushtet të gjithëfuqishëm. Megjithatë, ky është fillimi dhe kërkon kohë të vërehet gjendja.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".