Interesim i madh i të moshuarve për ta marrë vaksinën kundër COVID-19

  • E.K /
  • 08 April 2021 - 12:37
 Interesim i madh i të moshuarve për ta marrë vaksinën kundër COVID-19

Interesimi i të moshuarve për t’u vaksinuar kundër COVID-19 është i madh.

Sot në Qendrat e Mjekësisë Familjare në komuna dhe në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, ka filluar vaksinimi i të moshuarve mbi 85 vjeç kundër COVID-19.

Për ta marrë këtë vaksinë, interesimi i të moshuarve ka qenë shumë i madh.

Koordinatori i qendrës së vaksinimit, Niman Bardhi, ka thënë se interesimi i të moshuarve për ta marrë këtë vaksinë sot ka qenë i madh.

Ai ka thënë se të gjithë ata që kanë plotësuar kriteret dhe kanë dëshmuar se janë mbi 80 vjeç, do ta marrin këtë vaksinë.

Kujtojmë që tashmë edhe një pjesë e punëtorëve shëndetësorë është vaksinuar kundër COVID-19.

(Kosova Sot Online)