Pas ndryshimit të madh në qeverisjen e korruptuar të shtetit, politika e lidhur me krimin goditet nga tërmeti i shtetit të së drejtës

Pas ndryshimit të madh në qeverisjen e korruptuar të shtetit, politika e lidhur me krimin goditet nga tërmeti i shtetit të së drejtës
Pas ndryshimit të madh në qeverisjen e korruptuar të shtetit, politika e lidhur me krimin goditet nga tërmeti i shtetit të së drejtës

Arsim Haziri

  • 08 April 2021 - 07:34

Shkruan: ANALIST- Arsim Haziri

Është shumë e pritshme që pa vonesë, me këtë mandat të ri qeverisës, do të fillon të çlirohet drejtësia nga tutela e politikës dhe të demistifikohet pasuria e madhe që kanë krijuar për dy dekada grupe të caktuara individësh të lidhur me politikën dhe krimin e organizuar. Qëllimi i Ministrisë së Drejtësisë është që të fillon të zbardhet dhe goditet pa vonesë, pasurimi i jashtëligjshëm dhe kriminal i bosëve të mëdhenj të deritashëm të pushtetit dhe të politikës, të lidhur me krimin e organizuar, pasi që ligji i parë që pritet të shkon me prioritet në Kuvend, ditët në vijim, do të jetë Ligji për Konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të kundërligjshme.

Skena politike tashmë ka tre liderë të rijnë dhe potenciale për të dhënë ndryshime dhe për ta bërë dallimin apo shkëputjen nga e kaluara e cila deklaron haptazi për një regjim klientel, dhe që rënd e ka shpërfillur publiken, atë ku jeta zhvillohet në mënyrë kolektive.Qeverisja e tanishme ka gjithë legjitimitetin publik, natyrisht edhe fuqinë racionale për t’i realizuar ndryshimet të cilat njëherit përbejnë urgjencë sociale, duke e ditur për gjendjen në te cilën gjendemi si shoqëri, pa e shmangur edhe gjendjen e rënd me pandemik që e ka kapluar vendin.

Qeveria më në krye me Albin Kurtin, duhet t’i paraqes objektivat fondamental për të orientuar vendin drejt perspektives e progresivi tetit, dhe t’i ndërpres rrënjët multidimensionale, mbase pritjet duke qenë të mëdha, e rimodeluan edhe mbështetjen masive, duke e nxjerrë me mbi 50% të deklarimit të lirë me votë qytetare për shtet të së drejtës pa krim e pa korrupsion.

Ministrja e drejtësisë ka njoftuar zyrtarisht se i është dërguar kabinetit të kryeministrit koncept dokumentin që i hap rrugë projektligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, mënyrë kjo e pasurimit të zyrtarëve të lartë të shtetit dhe bartësve të përgjegjësive politike që nga pas lufta e deri më sot, asnjëherë të hetuar dhe të zbuluar për mënyrën e pasurimit të tyre të shpejtë dhe burimet e të ardhurave.

Me këtë qasje të re të hetimit të pasurisë dhe prejardhjes së saj, është e pritshme që të krijon tërmet në skenën politike të Kosovës pasi që pasurimi i kokave të politikës e ka zanafillën që nga abuzimi me fondet e luftës, për të vazhduar pastaj nga shumica e të njëjtëve aktor të politikës dhe vartësve të tyre, që i kapen institucionet e shtetit të Kosovës për dy dekada, dhe e zhvatën pa kursim edhe buxhetin e shtetit të ri të varfër e të pa zhvilluar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".