Një forcë e re e natyrës, eksperimenti që mund të rishkruajë rregullat e fizikës

  • E.K /
  • 08 prill 2021 - 14:21
 Një forcë e re e natyrës, eksperimenti që mund të rishkruajë rregullat e fizikës

Nga një magnet që ngjitet në derën e frigoriferit e deri tek hedhja e topit në koshin e basketbollit, forcat e fizikës janë të pranishme në çdo moment në jetët tona.

Të gjitha forcat që ne përjetojmë çdo ditë, mund të reduktohen në vetëm katër kategori: graviteti, elektromagnetizmi, forca e fortë dhe ajo e dobët.

Tani, fizikantët kanë dalë me një kërkim të ri të kryer në një laborator afër Chicago-s. Katër forcat themelore menaxhojnë se si objektet dhe pjesëzat në univers ndërveprojnë me njëra tjetrën. Për shembull, graviteti bën që objektet të bien në tokë dhe objektet e rënda sillen sikur ata të jenë të ngjitur në dysheme.  Tani, ekspertët thonë se rezultati siguron prova të forta për ekzistencën e një pjesëze nënatomike të panjohur ose të një force të re.

Por, rezultatet nga eksperimenti Muon g-2 nuk sjellin një zbulim përfundimtar ende. Eksperimenti i kryer në Fermilab, në Illinois kërkonte shenja të një fenomeni të ri në fizikë duke studiuar sjelljen e Muoneve. Muonet janë pjesëza nënatomike jo stabël të së njëjtës klasë si një elektron. Eksperimenti Muon g-2 i dërgonte pjesëzat rreth një unaze 14 metra të gjatë dhe më pas aplikonte një fushë magnetike.

Sipas rregullave aktuale të fizikës, të shkruara në modelin standart, kjo duhej t’i bënte muonet të lëkundeshin në një shkallë të caktuar. Por, shkencëtarët zbuluan se muonet u lëkundën me një shkallë më të shpejtë nga ajo e pritura. Kjo mund të ishte shkaktuar nga një forcë e natyrës që është krejtësisht e re për shkencën. Askush nuk e njeh ende potencialin e kësaj force, ndonëse në teori fizikantët besojnë se mund të jetë e lidhur me një pjesëz nënatomike ende të pazbuluar.

(Kosova Sot Online)