Një pyetje prej një analisti: A është elektorati i këtyre po ky popull?

Një pyetje prej një analisti: A është elektorati i këtyre po ky popull?
Një pyetje prej një analisti: A është elektorati i këtyre po ky popull?

Shefik Shkodra

  • 08 April 2021 - 13:03

Shkruan: ANALIST-Shefik Shkodra

Të them të drejtën, përfundimi del shumë më mirë se që ka mundur të jetë, sepse vendi ndodhet në zgrip të një fatkeqësie të përgjithshme, ekonomike e politike. Presidentes, Vjosa Osmani, kabinetit qeverisës të Albin Kurtit dhe të gjithë atdhedashësve të këtij vendi, Urime, duke u dëshiruar punë të mbarë, sukses, seriozitet, dinjitet, dëgjueshmëri dhe respektim të ligjit në çdo pikë të jetës, në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët e Kosovës!

Qytetarët e Kosovës në shumicë e deklasuan atë parullën, kinse VV dhe Vjosa Osmani janë kundër aleatëve dhe kundër një politike integruese në Kosovë. Kështu ishin të mësuar deri në këtë kohë, me djallëzi e me shumë pragje obstruksionesh. Do të thotë, u pa edhe episodi i dytë i dramës shqiptare në politikën kosovare, tash mot mot, (4. 4. 2021) në seancën për zgjedhje të një presidenti/e. U pa edhe loja e disa aktorëve (përsëritës në shabllon formën e tyre) se, në "këshillash e sugjerimesh", në mënyrë imperative e kërcënuese, obstruksione gjithfarësh bënë, që të përdridhnin edhe njëherë vullnetin e këtij populli.

Të them të drejtën përfundimi del shumë më mirë se që ka mundur të jetë, sepse vendi ndodhet në zgrip të një fatkeqësie të përgjithshme, ekonomike e politike. Të gjithë qytetarëve të cilët, partitë politike nuk i marrin si ekipe futbolli, dhe të cilët janë në gjendje që t'i vlerësojnë veprimet reale në politikë, u uroj një përparim dhe rehati në të ardhmen! Dhe tash po besoj se me gjithë vështirësitë sociale, populli i Kosovës nuk na zhgënjeu! Pra, kurdoherë të jetë i zgjuar për çdo rast madhor kombëtar! Që të dinë të vlerësojnë sa herë gjendjen politike, ekonomike, kulturore në vend. Jo me sharje e etiketime më të ndyta panlaverake të këtij pluralizmit tonë. Të shiten për pak mall. Jo, të mos dijë se kujt po i shkon pas gjurmëve. Jo, të mundohet të shes dije në veti secili. Jo, të bëj pyetje e të përgjigjet vetë. Secili të kontrollojë vetveten se çka flet e çka shkruan.

Duhet t'ua bëjmë një pyetje atyre partive dhe deputetëve, prej kujt financohen, që e kanë jetën e rregulluar dhjetëra herë më mirë se sa qytetarët, e të mos jenë të pranishëm në seanca, kur duhet të vendoset diçka shumë esenciale për vendin? A janë ata (ato) qytetarë të këtij vendi dhe a punojnë për këtë vend e për këtë popull? A është elektorati i tyre po ky popull prej nga vijnë ata/ato? Dua ta përshëndes sjelljen shumë të përgjegjshme dhe shembullore të deputetes Albena Reshitaj, nëse e mbajta mirë në mend emrin e saj. Kjo deputete është e vetëdijshme protagoniste për veprën e mirë kombëtare!

Nuk mund të prognozojmë për arritjet apriori të këtij ekipi, por duhet të presim çka mund të bëjnë brenda kohës dhe mundësive. Sidomos kur e kemi parasysh një kriminalitet e korrupsion deri në anarki të këtyre viteve, po thuajse në të gjitha institucionet qendrore e lokale.

Presidentes, Vjosa Osmani, kabinetit qeverisës të Albin Kurtit dhe të gjithë atdhedashësve të këtij vendi, Urime, duke u dëshiruar punë të mbarë, sukses, seriozitet, dinjitet, dëgjueshmëri dhe respektim të ligjit në çdo pikë të jetës, në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët e Kosovës!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".