Vdes një grua në Deçan, familjarët ua lënë fajin mjekëve

  • E.K /
  • 09 April 2021 - 09:42
 Vdes një grua në Deçan, familjarët ua lënë fajin mjekëve

Një grua është dërguar pa shenja jetë në Qendrën Kryesore të  Mjekësisë Familjare në Deçan. Rasti është raportuar në Polici nga familjarët.

Sipas familjarëve, e njëjta s’ka pranuar tretmanin e duhur mjekësor nga e njëjta qendër.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“QKMF Deçan 08.04.2021-19:30. Është raportuar se viktima femër kosovare është dërguar pa shenja jete në QKMF, vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Sipas familjarëve  e njëjta nuk e ka pranuar tretmanin e duhur mjekësor nga e njëjta qendër. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion ndërsa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)