Lexoni edhe:
“Virusi” i krimit të organizuar, ka keq infektuar edhe Policinë e Kosovës!
Nëntogerja Iliriane Bunjaku do të nderohet sot me çmimin Shpata Ndërkombëtare e cila i jepet kadetit me performancën më të lartë nga Akademia Ushtarake e Mbretërisë së Bashkuar.
Ambasada e Britanisë në Kosovë ka shkruar se Bunjaku ka bërë përpjekje të mëdha në një garë tepër të fortë për të fituar çmimin.
“Virusi” i krimit të organizuar, ka keq infektuar edhe Policinë e Kosovës!Lexoni edhe:
“Ajo luftoi në një garë tepër të fortë për të fituar çmimin, i cili reflekton performancën e saj të jashtëzakonshme, duke demonstruar qëndrueshmëri fizike, guxim dhe aftësi të vërteta drejtuese gjatë gjithë kursit. Urime për një arritje të pabesueshme Iliriane! Ky çmim do t’i prezantohet nga Shefi i Stafit të Mbrojtjes Gjeneral Nicholas Carter. Ky është një moment tepër krenar për ne dhe tregon profesionalizmin dhe aftësinë e FSK-së. Deri më tani Mbretëria e Bashkuar ka trajnuar 23 pjesëtarë të FSK-së në Akademinë prestigjioze Sandhurst.
https://www.facebook.com/UKinKosovo/posts/1886931344799281
(Kosova Sot Online)