“Virusi” i krimit të organizuar, ka keq infektuar edhe Policinë e Kosovës!

“Virusi” i krimit të organizuar, ka keq infektuar edhe Policinë e Kosovës!

Hajrullah Tërnava

  • 09 April 2021 - 07:39

Shkruan: ANALIST- Hajrullah Tërnava

Koha do e dëshmon  arsyen që duhet të fillohet me verifikimin e plotë brenda policisë,  e sidomos pasi që ka fakte se në mesin e policisë ka edhe të tillë shumë të pasuruar, e që tani s’po flasim për profilet apo gradat e tyre sepse të gjithë që janë në marrëdhënie të punës si polic edhe deri te gradat ma të larta të tyre duhen të ju nënshtrohen një verifikimi e vetpastrimi të tille me Vetting , sepse policia është shtresa që e përfaqëson shtetin, sepse ata na përfaqësojnë me uniformat e tyre që shihen edhe nga larg, pavarësisht se ku ndodhen.

Tani edhe opinioni i mbarë e kanë kuptuar se Kosovën e ka vërshuar krimi në përgjithësi, sepse Kosova nuk është e madhe që të njihemi mes veti, bile po të hulumtohet pak më në detaje të gjithë dalim në lidhshmëri farefisnore, gjeneratë pas gjenerate, dhe mjafton ky fakt për tu njohur në shumë aspekte e sidomos në të kaluarën jo të largët. Në komunizëm dikush që e ka ble një veture të vjetër aso të sistemit komunist (lada,fiata etj), të gjithë janë habitur dhe kanë qenë kureshtar se si ka pas mundësi me e ble.

Tani nga ajo kohë e viteve të 90-ta e sidomos deri te viti 2000, na kemi qenë në periudhat më të vështira sepse i kemi përjetuar përjashtimet nga puna edhe të atyre njerëzve që kanë punuar, nga okupatori serb, e që me këtë veprime në ato kohëra po konfirmohet se deri pas luftës të gjithë në shumicë popullata ka qenë e sterlodhur dhe e ballafaquar me varfërinë. Ishin bindjet se nëse çlirohemi ndonjëherë e duke u njohur mes veti në detaje, mendonim se ashtu si të vëllazëruar të një kombi do të përparojmë shpejt, ashtu siç kemi qenë dikur që s’kemi pasur dallime të tepërta mes veti ne përgjithësi të familjeve tona shqiptare.

Por ndodhi ajo e papritura që në pushtet mbas vdekjes së Presidentit Rugova në pushtet erdhën njerëz jo të ngritur me te kaluara te dyshimta,  jo të arsimuar sa e si duhet, por që ishin pjesëmarrës të luftës, dhe ndodhi qe me ato aktivitete kriminale që i ndërmorën erdhën në pushtet dhe e zhvatën këtë shtet deri më tani dhe drei ne asht , edhe i harruan ato vuajtjet e popullit në ato kohëra të okupimit serb, përkundrazi ata u vërsulen me ato veprime të tyre kriminale vetëm për t’u pasurua, por paraprakisht ndërmorën riorganizime në të gjitha institucionet e shtetit, dhe i instaluar e emëruan njerëz  kinse të besueshëm të tyre që e sollën shtetin në këtë gjendje të mjerueshme, sa që edhe në këto zgjedhje u pa dëshpërimi i elektoratit që ia dha votën LVV me mbi 50% të votave, me të vetmen shpresë që ta provojnë edhe këtë parti në afate më të gjatë 4 vjeçar, duke besuar se udhëheqësit e kësaj partie  janë dëshmuar se nuk janë të korruptuar.

Tani posa e filloi punën Qeveria Kurti 2, kjo e filloi punën e sajë duke u fokusuar në sundimin e ligjit si fokus te pare. Me këto veprime të kësaj Qeverie dhe me emërimet e njerëzve kredibil  nëpër poste po argumentohet se ka fillua e mbara ne kete vend . Kjo po pasqyrohet në të gjitha institucionet ku kanë filluar të luftohen të këqijat. Vetë fillimi po e argumenton këtë sepse  po vazhdojnë të zbulohen skandale të njëpasnjëshme kriminale edhe në policinë e Kosovës, e cila fatkeqësisht ka qenë e kapur nga krimo politika. Prandaj qysh tani po shihet e dëshmohet mirëfilli se neper këto institucione e pse jo edhe në polici është futur virusi i krimit, që konsiderohet si hallkë e parë së bashku me prokurorinë e inkriminuar në keq menaxhimin dhe prishjen e provave me porosi për rastet e rënda penale e sidomos për shefat që i kanë emërua në ato poste.

Departamenti i Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, ka shpallur më 6 prill fajtor katërmbëdhjetë (14) ish-zyrtar policor për veprën penale “marrje të ryshfetit”. Polic nga komuniteti shumicë shqiptare dhe pakicë serbe kanë bashkëvepruar kriminalisht në korrupsion. Dënimet për këtë grup kriminal brenda policisë së Kosovës kanë shkuar nga 2 vite e 6 muaj burgim dhe dënim me gjobë në vlerë prej deri në 3.000 euro. Tani veç po shihet qysh në këtë fillim që po ballafaqohemi me këto grupe të policisë që janë inkriminuar në këto krime, por edhe të tjerë që janë në hetime sikur para disa ditëve që u burgosen 10 polic të tjerë për krime të ngjashme, dhe me këto fakte po bëhet gjithnjë e më shumë domosdoshmëri e fillimit të një rishikimi të plotë të stafit të policisë së Kosovës, dhe hulumtimi i gjenezës së tyre familjare dhe personale, për ta parandaluar degradimin dhe depërtimin akoma më të thellë të lidhjeve të krimit të organizuar edhe në polici, përmes lidhjeve politike, nepotizmit dhe të familjarizimit, dhe me këto spastrime s’paku mos të kemi ma dyshime në pastërtitë e tyre profesionale.

Në të gjitha shtetet e botës policia konsiderohet si institucioni kryesor që e përfaqëson shtetin prandaj pastërtia institucionale e tyre është kusht nëse duam me e pas një shtet stabil dhe moralisht të pastër, dhe që tani mund të fillohet spastrimi edhe i institucioneve të tjera me radhë. Prandaj nëse fillon një spastrim i tillë gjithëpërfshirës në polici, atëherë kjo Qeveri do të hyj në historiatin e sajë sepse iu ka përmbajte premtimeve të saja të dhëna elektoratit të saj, se do i luftoj të këqijat e këtij vendi, që popullit do ia plotësoj dëshirat e tyre, dhe me këto veprime do ta vazhdoj edhe në tjera institucione, dhe me këtë do ua kthej vullnetin popullit për të jetuarit në këtë vend, dhe bindjen se dikush po e dueka këtë vend.

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".