Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni menjëherë në polici

  • E.K /
  • 09 April 2021 - 14:01
Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni menjëherë në polici

Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një të kërkuarit për veprën penale “Trafikim me njerëz”. Bëhet fjalë për Maxhun Bajramajn nga Deçani.

Përmes një kërkese për bashkëpunim drejtuar mediave, Policia ka bërë me dije se ka siguruar urdhëresën e Gjykatës për publikimin e fotos me shënime të tjera të personit të kërkuar, me qëllim arrestimin e tij.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në kërkesë.

(Kosova Sot Online)