Numër i madh i besimtarëve falen grumbull në oborrin e xhamisë në Lipjan

  • E.K /
  • 09 April 2021 - 14:27
 Numër i madh i besimtarëve falen grumbull në oborrin e xhamisë në Lipjan

Qeveria e Kosovës në masat e reja të cilat kanë hyrë në fuqi para dy ditësh nuk është përmendur edhe ndalimi i grumbullimit të njerëzve në tempujt fetarë.

Si pasojë e kësaj ditën e sotme besimtarët myslimanë janë grumbulluar në xhamitë e vendit për të kryer ritualet e tyre fetare.

Lexues të medias kanë dërguar video-incizime nga një xhami në Lipjan ku shihet një numër i madh i njerëzve tek kryejnë lutjet e tyre por pa distancë fizike.

Kjo xhami përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se namazi i xhumasë falet si zakonisht por është obligative respektimi i masave anti-COVID.

(Kosova Sot Online)