Vritet me 6 plumba gazetari i njohur

  • E.K /
  • 09 April 2021 - 14:54
Vritet me 6 plumba gazetari i njohur

Gazetari grek, George Karaivaz është ekzekutuar me 6 plumba.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Aninou në Alimos, pranë banesës së tij.

Mediat greke shkruajnë se Karaivaz kishte përfunduar punën dhe po kthehej në shtëpi.

Ndërkohë dyshohet se autorët që ishin në motor i kishin vendosur një pritë.

Sipas informacioneve ai është gjetur jashtë makinës së tij, ndërsa dyshohet se është qëlluar me armë me silenciator.

George Karaivaz ishte një nga redaktorët më të vjetër.

(Kosova Sot Online)