Në Podujeve të moshuarit do të vaksinohen javën tjetër

  • A.P /
  • 09 April 2021 - 22:37
Në Podujeve të moshuarit do të vaksinohen javën tjetër

Procesit të vaksinimit në Komunën e Podujevës iu kanë nënshtruar vetëm stafi shëndetësor.

Rastet me virusin korona kohëve të fundit janë shtuar në këtë komunë.

E për t’u kujdesur që të mos infektohen me COVID-19, stafi mjekësor në Podujevë ka filluar të vaksinohet.

Por deri pasditen e së premtes, vetëm 24 punëtorë shëndetësorë janë imunizuar me vaksinë.

Këtu kanë arritur 500 doza të vaksinës, mirëpo imunizimi i të moshuarve nuk ka filluar akoma.

Ky proces në Komunën e Podujevës pritet të fillojë javën e ardhshme.

Sipas epidemiologes Rama, kanë filluar të mbledhin të dhëna për të moshuarit mbi 85 vjet të cilët mund të vaksinohen.

Veç tyre, Rama thotë se do të vaksinohen edhe punonjësit shëndetësor nëpër institucione private.

E banorët shprehen të gatshëm të marrin vaksinën e cila do t’i mbrojë nga virusi COVID-19.

Procesi i vaksinimit është i ndarë në tri faza, ndërkohë këtë javë ka filluar imunizimi i persona mbi 85 vjet në disa komuna.

(Kosova Sot Online)