Historia e njohjes së Mbretëreshës Elizabeth II dhe Princ Philip

  • S.A /
  • 10 April 2021 - 07:50
Historia e njohjes së Mbretëreshës Elizabeth II dhe Princ Philip

Kur bëhet fjalë për histori dashurie, përralla e Princeshës Elizabeth që bie kokë e këmbë në dashuri me ushtarin, Princin Philip të Greqisë dhe Danimarkës, është i denjë për filmat Disney.

Është një që shkon prapa në vitet tridhjetë, që zgjat mbi 70 vjet duke e bërë Philip bashkëshortin mbretëror me jetë më të gjatë në historinë britanike.

Ai për herë të parë i ra në sy në verën e vitit 1939 kur Princesha Elizabeth ishte vetëm 13 vjeçe. Ai ishte Princi i Greqisë dhe pesë vjet më i madh se ajo, gati për të filluar një karrierë me Marinën Mbretërore.

Elizabeth dhe motra e saj Margaret ishin në një udhëtim me prindërit e tyre në Kolegjin Detar Mbretëror Britannia të Dartmouth. Ishte këtu ku kushëriri i tyre kadet i guximshëm Philip hyri në skenë. Sipas Marion Crawford, guvernatorja e princeshave, ishte pamja e bukur prej ‘Vikingu’ e Philip, flokët e çelët dhe sytë blu që tërhoqën Elizabetën.

Crawford shpjegon në kujtimet e saj, se ai erdhi në jahtin e Mbretit për drekë dhe bëri që Elizabeta të dashurohej me të. Me sa duket dashuria e saj për të u vu re nga xhaxhai i Filipit dhe ndihmësi i Mbretit, Lord Louis Mountbatten, i cili ishte gjithashtu në bord dhe ai shkroi në ditarin e tij se takimi i tyre fillestar ishte ‘një sukses i madh’.

Disa nga të afërmit e Mbretëreshës folën hapur për dashurinë e Elizabetës për Filipin gjatë atyre ditëve të hershme. Midis tyre ishte Margaret Rhodes, kushërira e Elizabetës, e cila shkroi në autobiografinë e saj se ‘Elizabeth ishte vërtet e dashur që nga fillimi’.

Mediat britanike shkruajnë, fejesa nuk erdhi menjëherë, në fakt tetë vjet më vonë, pas luftës, në 1947, me martesën që u bë në Abbey Westminster në Nëntor të po këtij viti. Nuk e dinte Elizabeta se brenda pesë viteve, ajo do të ngjitej në fron dhe do të merrte zotimet e saj si Mbretëresha Elizabeta II.

Çifti kishte 74 vjet martesë, me katër fëmijë, tetë nipër e mbesa dhe 10 stërnipa. Krah për krah ata kishin udhëtuar në të gjithë botën, nga Australia në Amerikë, Afrikë dhe Indi, duke mbajtur flamurin për Komonuelthin të kryesuar nga Madhështia e saj.

Ata kanë ndarë përkushtimin e plotë ndaj detyrave dhe shërbimit të tyre dhe gjithmonë kishin njëri-tjetrin për të lehtësuar barrën e jetës publike me pak të qeshura. Asgjë nuk i guduliste më shumë sesa një fatkeqësi ceremoniale. Në privatësi ai e quajti atë ‘Lilibet’, ‘Darling’ ose ‘Sausage’ dhe ata shijonin shumë darkën së bashku.

(Kosova Sot Online )