E parashikoi pandeminë në vitin 2017, raporti amerikan jep panoramën e zymtë që na pret 20 vitet e ardhshme

  • S.A /
  • 10 April 2021 - 08:01
E parashikoi pandeminë në vitin 2017, raporti amerikan jep panoramën e zymtë që na pret 20 vitet e ardhshme

Zyrtarët e inteligjencës amerikane kanë publikuar një raport prej 150 faqesh, që përmban parashikime për atë që do të ndodhë në botë në 2 dekadat e ardhshme. Raporti i “Trendeve globale” publikohet çdo 4 vite nga Këshilli i Inteligjencës Kombëtare i qeverisë amerikane dhe thuhet se koronavirusi ka thelluar pabarazinë ekonomike, ka ulur rezervat e qeverive dhe ka theksuar ndjenjat nacionaliste. Ndërkohë, edhe parashikimet deri në vitin 2040 nuk janë të mira. Raporti thotë se në 20 vitet e ardhshme do të ngadalësohet rritja e popullsisë globale, ndryshimet klimaterike do të përkeqësohen, marrëdhëniet ndërkombëtare do të bëhen kaotike dhe uria do të jetë e kudondodhur.

Raporti i vitit 2017 parashikonte se një pandemi globale në fillim të vitit 2020 do të çonte në ulje të skajshme të udhëtimeve, për të parandaluar përhapjen e saj. Ky parashikim duket se u mishërua me Covid-19, që ka marrë jetën e pothuajse 3 milionë personave./A2CNN

(Kosova Sot Online )