Dalin detaje tronditëse nga ngjarja e rëndë ku burri vrau gruan dhe më pas veten

  • E.K /
  • 10 April 2021 - 14:31
Dalin detaje tronditëse nga ngjarja e rëndë ku burri vrau gruan dhe më pas veten

Krimi në familje tronditi sot qytetin e Kavajës në Shqipëri.

Mesditën e sotme në fshatin Manskuri të Kavajës është gjetur e djegur në një makinë Fëllënxa Shirja 45 vjeçe.

Ndërkohë që vetëm pak metra më tutje, uniformat blu kanë gjetur bashkëshortin e saj, Bilbil Shirja i vetëvarur në pemë.

Raportohet se çifti ishte në proces divorci, të cilin e kishin hapur prej 2 muajsh. Të hënë pritej që të mbahej seanca e fundit.

48-vjeçari e kishte marrë gruan tek banesa e prindërve, e kishte mbyllur në makinë dhe më pas i kishte vënë flakën.

Më pas ai i ka dhënë fund jetës duke u varur në pemë. Në lidhje me këtë ngjarje po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.

(Kosova Sot Online)