Vrasja e 20 vjeçarit në SHBA/ Pretendime se policja gabimisht nxori pistoletën në vend të asaj me elektroshok

  • E.K /
  • 13 April 2021 - 12:42
 Vrasja e 20 vjeçarit në SHBA/ Pretendime se policja gabimisht nxori pistoletën në vend të asaj me elektroshok

Videot nga kamerat trupore të patrullës së policisë që shkaktoi vdekjen e 20 vjecarit Daunte Wright vetëm disa km në veri të vendit ku vitin e kaluar u vra po nga forcat e rendit George Floyd, nxori në dritë një detaj të pazakontë.

Pamjet filmike e tregojnë Wright duke dalë nga makina e pastaj kthehet prapë në automjet ndërsa policët përpiqen ta ndalojnë pasi kishin zbuluar se në emrin e tij kishte një mandat-arresti. Një zë gruaje dëgjohet të thërrasë” Taser përpara se Wright të qëllohej për vdekje.

I njëjti zë më pas thotë: O Zot i madh, e qëllova”.

Efektivja u identifikua nga departamenti i sigurisë publike në Minnesota si 26 vjecarja Kim Potter.

Wright vdiq nga plaga e marrë në gjoks, sipas zyrës së mjekësisë ligjore që e klasifikoi vdekjen e tij si vrasje.

Shefi i policisë, Tim Gannon tha se është i bindur që policja ka dashur të ndezë pistoletën me elektroshok Taser për ta bllokuar të dyshuarin, por në vend të saj, ka marrë gabimisht armën.

Ngjarja nxiti protesta të ashpra në Qendrën Bruklin ndërsa Minneapolisi ndodhet në mes të gjykimit të njërit nga katër oficerët e policisë për vdekjen e afrikano-amerikanit Floyd.

(Kosova Sot Online)