Gjykata Evropiane: Shkrimtarit Ahmet Altan i janë shkelur të drejtat

  • G.G /
  • 13 April 2021 - 13:44
Gjykata Evropiane: Shkrimtarit Ahmet Altan i janë shkelur të drejtat

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut të martën vlerësoi se shkrimtarit dhe gazetarit turk, Ahmet Altan, i janë shkelur e drejta për liri dhe e drejta për liri të të shprehurit përmes ndalimit dhe burgosjes së tij nën akuzat e lidhura me puçin e dështuar në Turqi më 2016.

Altan, 71 vjeç, është duke u mbajtur në burg që nga shtatori i vitit 2016, kur ishte arrestuar nën dyshimin për shpërndarje të mesazheve rreth puçit gjatë një programi televiziv si dhe për artikujt e tij kritikues ndaj qeverisë.

Në vitin 2018, Altan u dënua me burgim të përjetshëm pa të drejtë të faljes për akuzën për ta rrëzuar rendin kushtetues, por vendimi më vonë ishte kthyer mbrapsht nga gjykata më e lartë e apelit.

Altan më pas u rigjykua dhe u dënua me mbi dhjetë vjet burgim për dhënie të ndihmës për një organizatë terroriste. Ai ishte liruar për një kohë të shkurtër, por ishte arrestuar një ditë më pas shkaku i ankesës së prokurorit. Gjykata më e lartë e apelit ende është duke e shqyrtuar rastin.

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut vlerësoi se e drejta e shkrimtarit për liri dhe e drejta për siguri janë shkelur për shkak se ai është akuzuar pa dyshim të bazuar, shkruan Reuters.

(Kosova Sot Online)