Sot mblidhet këshilli i kryetarëve të komunave, diskutojnë për masat Anti-Covid

  • A.P /
  • 14 April 2021 - 09:20
Sot mblidhet këshilli i kryetarëve të komunave, diskutojnë për masat Anti-Covid

Këshilli i kryetarëve të komunave do të mblidhen sot për të diskutuar në lidhje me masat Anti-Covid, të cilat do të përfundojnë më 18 prill.

Një informacion të tillë e ka konfirmuar kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

Ai ka thënë se mbledhja do të mbahet në orën 10:30.

Ai ka deklaruar se komunat do të sugjerojnë se çfarë duhet të veprohet më tej.

“Sot mbahet takimi i këshillit të kryetarëve lidhur me masat Anti-Covid 19 që do të mbarojnë më 18 Prill. Komunat do të sugjerojnë se çka duhet të veprohet më pastaj. Ne do të diskutojmë edhe se çka dhanë masat e reja”, ka shtuar ai.

(Kosova Sot Online)