Arrestohet hajni nga Prizreni, vodhi paratë e bamirësisë

  • E.K /
  • 15 April 2021 - 09:50
Arrestohet hajni nga Prizreni, vodhi paratë e bamirësisë

Policia në Prizren ka arrestuar personin e dyshuar për vjedhjen e parave të bamirësisë në një postë.

Rasti ka ndodhur të mërkurën në rrugën “Jusuf Gërvalla në Prizren, ndërkaq policinë e ka njoftuar punonjësja e postës e cila ka deklaruar se një person i dyshuar e ka vjedhur kutinë me të holla të cilat ishin të destinuara për aktivitete humanitare.

Një qytetar e ka parë të dyshuarin të cilin e ka ndaluar dhe e ka informuar policinë për identitetin dhe vendndodhjen e të dyshuarit.

“I dyshuari së bashku më dëshmitarin u dërgua në stacionin e policisë, dhe gjatë kontrollimit ju gjeten 222 (dyqind e njëzet e dy) Euro, të vjedhura nga arka humanitare. Policia sekuestroi këto të holla në cilësinë e dëshmisë materiale. Ndërsa i dyshimti K.P i lindur në vitin 1990 u ndalua në mbajtje në afat prej 48 orë”, ka nërë të ditur zyra për informim e policisë në Prizren.

(Kosova Sot Online)