Aksident i rëndë në rrugën Gjilan-Prishtinë, vdes një grua- lëndohen gjashtë persona

  • E.K /
  • 15 April 2021 - 10:38
 Aksident i rëndë në rrugën Gjilan-Prishtinë, vdes një grua- lëndohen gjashtë persona

Policia njofton për një aksident të ndodhur dje në rrugën Prishtinë-Gjilan, mes dy veturave, si pasojë e të cilit ka vdekur një grua dhe janë lënduar edhe gjashtë persona të tjerë.

I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke goditur veturën tjetër të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull kosovar.

Lëndime trupore kanë pësuar edhe katër meshkuj dhe dy femra.

Njoftimi i plotë i policisë:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET/Rr. Nacionale (Gjilan-Prishtinë) Fsh. Kishnicë, Graqanicë 14.04.2021-19:00.  Ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy vetura, dhe lëndime kanë pësuar shtatë (7) persona. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke goditur veturën tjetër të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit, viktima femër kosovare-pasagjere në veturën e të dyshuarit, në QKUK ka ndërruar jetë, ndërsa lëndime kanë pësuar të dy drejtuesit e veturave, dhe katër (4) pasagjerë (dy femra dhe dy meshkuj kosovarë)  në dy në veturat e aksidentuara. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)