Deputetët e AAK’së: Mbyllja e sektorit të hotelerisë nuk është zgjidhje

  • E.K /
  • 15 April 2021 - 14:15
 Deputetët e AAK’së: Mbyllja e sektorit të hotelerisë nuk është zgjidhje

Deputetët e AAK’së, Pal Lekaj e Besnik Tahiri, kanë takuar udhëheqësit e Odës së Hotelierëve të Kosovës. Ata kanë deklaruar se mbyllja e këtij sektori nuk është zgjidhje.

Përmes një postimi në Facebook, deputeti i AAK’së Besnik Tahiri, ka deklaruar se sektori i hotelerisë është dëmtuar nga pandemia dhe se mbyllja e këtij sektori nuk është zgjidhje.

“Gjatë diskutimit me ta vlerësuam se kjo situatë është tepër e ndjeshme për ta, dhe si e tillë e rrezikon tej mase këtë sektor në funksionimin e mëtejmë. Në bazë të gjendjes faktike, shumë lehtë konstatohet se mbyllja nuk është zgjidhje”, ka shkruar Tahiri.

Tahiri thotë se duhet të aplikohen rregullat e njëjta për subjektet e njëjta afariste.

“Kërkojmë që të analizohet dhe vlerësohet aspekti i shëndetit publik dhe të mirës publike. Rekomandojmë që rregullat e njëjta, të aplikohen në subjektet afariste të njëjta. Jo diskriminim, jo standarde të dyfishta!”, ka shkruar Tahiri.  

Ndryshe, përfaqësues të Odës së Hotelierisë dhe Turizmit sot do të takojnë sot pronarët  e sallave të dasmave, ku do të diskutojnë rreth masave anti-Covid.

Pronarët e sallave të dasmave kanë kërkuar të ju lejohet veprimtaria e cila iu është dnërprerë qysh nga marsi i vitit të kaluar, për shkak të koronavirusit.

(Kosova Sot Online)