Lexoni edhe:
Kuvendi ndan 200 mijë euro për furnizim me pije e artikuj ushqimor
Shkruan: ANALIST-Arsim Haziri
Albini në bashkërendim me popullin e ndëshkoi rëndë klasën e të korruptuarave, ua humbi mundësitë e sabotazheve dhe ndikimeve, prandaj dhe janë qartë keq. Është disi paradoksale kur vet figura të ish-sistemit destruktiv kritikojne dikë për mos papërgjegjësi kinse, është krejtësisht e çuditshme. Menaxhimi institucional tashmë ka tjetër trup politik, tjera objektiva, jo edhe aso të cilët u identifikuan lehtësisht, hajna klasik. Albini mund të rrëzohet vetëm prej qenies së tij, jo edhe prej hajnave që deri në palcë e kanë hangar këtë vend, prandaj edhe zgjimi është i vështirë, megjithatë është i mundshëm. Ditë të mira po vijnë, shpresa po kthehet!
-Klani Pronto është i kotë në akuza, të tilla akuza janë edhe të disa prej gazetarëve përfshi edhe analistë që gjithnjë i kanë dhënë përkrahje pushtetit destruktiv. Një gjë është evidente, klani regresiv tashmë ka rënë dhe nuk përbëjnë përshtypje deklarimet e çfarëdoshme, sidomos kur një vlerësim po aq minimal e kishte marrë në zgjedhjet e fundit.
Kuvendi ndan 200 mijë euro për furnizim me pije e artikuj ushqimor Lexoni edhe:
Qeverisja e tanishme duhet të orientohet drejtë zbatimit të programit qeveritar, në mënyrë që të fuqizohet stabiliteti i brendshëm, duke nënkuptuar për një mirëqenie ekonomike, natyrisht edhe të angazhohet edhe për sigurimin e vaksinës anticovid. Marrja me regjimin e vjetër dhe destruktiv e kësaj qeverie është humbje kohe, energjia duhet të drejtohet kah progresi dhe zhvillimi, për akuzat e tyre qartazi u shpreh populli më 14 shkurt. Klika e vjetër është në rënie drastike, injorimi i tyre përbën interes për qeverinë e re. Zgjedhjet e tetorit kanë qenë zgjedhje për shpresë dhe ndryshime, ndryshime që kanë nënkuptuar përjashtimin apo lënien në opozite të partive për të cilat qytetari ka përvojë të hidhur.
Unë assesi s'po përpiqem të paraqitem tendencioz e i njëanshëm sa po angazhohem ta interpretoj drejt vullnetin e 6 tetorit, ku vullneti i tyre ishte për Lëvizjen VETEVENDOSJE! dhe qeverisjen e saj. Pra, janë mbi 220.000 votues që përmes vullnetit të tyre janë përkujdesur që partitë e mëparshme t'i lënë n histori, duke i lënë në opozite për shkak të keqqeverisjes që e kanë bërë ndër vite. Këto vota janë shprehje e demokracisë apo vullnetit, pra qysh në bazë janë këto vota. Demokracia është prej poshtë e lartë dhe jo anasjelltas, pra votat e Lëvizjes dhe te Vjosës jenë me prodhim nga baza, pra demokratike sa në masë aq edhe në cilësi. Legjitimitetin deputetet e marrin në popull, jo askund tjetër.
Qeveria fillimisht mundësohet prej popullit, pra legjitimitetin një kandidat për kryeministër e merr tek populli, natyrisht përmes programit të prezantuar në shoqëri. Më vonë përmes koalicioneve e proceduralisht nga Kuvendi, si zë i popullit, në mënyrë indirekte, kuptohet. Për çështjen që kinse po e kritikojnë (papërgjegjësi institucionale), Albinin, më shumë ata (faktorët e sistemit destruktiv) janë përgjegjës sesa ky i tanishmi. Kjo është tashmë e kuptueshme, por problematika qëndron tjetërkund, jo edhe tek objektivi të cilin po e godasin dhe po e shohin si papërgjegjësi.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".