Lexoni edhe:
Përmes VETTING-ut, të spastrohen lidhjet me krimin e organizuar në prokurori, në gjyqësi dhe në polici të shtetit!
Çfarë është më e bukur se krenaria e një prindi për vizatimet e çuditshme dhe të mrekullueshme të fëmijës së tyre? Por një nënë vendosi që vlerësimin për krijimtarinë e djalit të saj ta çojë në një tjetër nivel, duke e bërë atë një tatuazh.
Në një video të postuar në Tik Tok ajo tregoi tatuazhin të pikturuar në krahë.
Tatuazhi ishte vizatimi i një limani piratësh me një shkëmb gjigant që duket si një kafkë.
E mërzitur ajo tha; “Shoku i djalit tim e vizatoi këtë. Unë mendova se ishte vizatimi i djalit tim”.
Shumë përdorues të Tik Tok shprehen në komente se kjo është situatë vërtetë qesharake.
Në një koment shkruhej: “Një pikturë që djali im bëri në klasën e artit varej në një kornizë në kuzhinën time për 10 vjet para se të më thoshte se nuk ishte e tija. ”
(Kosova Sot Online)